Digjet një autobus në Gjermani, në mesin e pasagjerëve edhe dy shqiptarë

03 dhjetor 2018 | 19:35

Një autobus është përfshirë nga zjarri në Gjermani.

Në mesin e shumë personave të cilët gjendeshin në këtë autobus, ishin edhe dy kosovarë.

Kosovarët e përfshirë në këtë rast kanë thënë për Indeksonline se ishte vërtetë një rrezik i madh, por që për fat të mirë kanë shpëtuar.

Ndërsa përfshirja e autobusit nga zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një problemi  të motorit të autobusit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit ‘Bad Camberg’, vend ky në rrethinë të Limburg-Weilburg në Hessen të shtetit gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi letrar “Ora e Tahir Deskut”, të cilin për çdo…