Digjet një banesë në Pejë, katër persona kërkuan ndihmë mjekësore

24 tetor 2023 | 20:42

Një banesë është djegur sonte në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë. Si pasojë e tymit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Express se zjarrfikësit kanë arritë me lokalizu zjarrin.

“Rreth orës 18:00 policia është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” zjarri ka kapluar një banesë, policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarrin dikur vonë kanë arritë me lokalizu zjarrfikësit, mirëpo dëmet janë të mëdha banesa është djegur. Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit”, tha Gashi.

I njëjti tha se në kohën kur ka ndodhur zjarri, askush nuk ka qenë në banesë.

Për këtë rast, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha se prokuororia e ka autorizuar ekspertin e zjarrit që të dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar shkaktarin e zjarrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se delegacioni i…