Digjet një fabrikë në Ferizaj

01 janar 2023 | 08:11

Një fabrikë që bën prodhimin e stiroporit është përfshirë nga flakët në Fshatin e Vjetër të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri me dije se ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te zjarri.

“Sot në orën 00:34 të mëngjesit në Fshatin e Vjetër të Ferizajt ka ndodhur një incident zjarri në fabrikën për prodhimint e stiroporit “AL POR”. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e lokalizuar zjarrin. Ende nuk dihen shkaqet si ka ardhur deri te ky incident, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë policët e rendit dhe policë hetues të cilët i kanë marrë veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë rast”, është shprehur Veseli, njofton Klankosova.tv.

Raportohet se nga ky incident zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Foshnja e parë e lindur në vitin 2023 është vajzë.…