
Digjet një kabllo e rrymës, një pjesë e Fushë Kosovës mbetet pa ujë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se nga hedhja dhe pastaj djegia e mbeturinave te ura e lumit Drenica është djegë kablloja e energjisë elektrike 10 kV (kilo volt).
Për këtë arsye konsumatorët që furnizohen nga objekti prodhues “KRONI” në Fushë Kosovë, do mbesin pa furnizim me ujë deri në riparimin e kabllos elektrike.
Ky është njoftimi i plotë i “KRU Prishtina”:
Nga hedhja dhe pastaj djegia e mbeturinave te ura e lumit Drenica është djegë kablloja e energjisë elektrike 10 kV (kilo volt).
Stacioni i pompave KRONI/ Kuzmin në Fushë Kosovë është pa energji elektrike. Ekipet tona po dalin në terren, por rregullimi i saj do të zgjatë më shumë.
Konsumatorët që furnizohen nga objekti prodhues KRONI në Fushë Kosovë, do mbesin pa furnizim me ujë deri në riparimin e kabllos elektrike.
Këto gjëra po ndodhin nga pakujdesia e faktorit njeri.