Digjet një ndërtesë në Nice të Francës, humbin jetën shtatë persona
18 korrik 2024
| 08:43
Një zjarr ka shpërthyer natën vonë në një ndërtesë kolektive në jug të qytetit francez Nice, ku si pasojë humbën jetën shtatë persona – e zjarrfikësit po bëjnë të pamundurën që të lokalizojnë zjarrin.
Ekipet e shpëtimit u alarmuan kur panë zjarrin në Les Moulins, derisa shkaku që çoi në këtë zjarr mbetet i panjohur, transmeton Telegrafi.
E pavarësisht se ekipet e shpëtimit bën të pamundurën për të nxjerrë banorët, shtatë persona kanë humbur jetën.
Një person është dërguar me urgjencë në spital, derisa dy tjerë janë hospitalizuar në një spital tjetër në të cilin ishin dërguar nga familjarët.
E për lokalizimin e zjarrit janë përdorur 25 kamionë si dhe 72 zjarrfikës.