
Digjet një objekt që menaxhohej nga AKP-ja në Suharekë
26 janar 2020
| 16:46
Persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin objektit të një ish-ndërmarrje, e cila menaxhohej nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).
Rasti ka ndodhur në fshatin Studenqan të Suharekës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.