Digjet një pronë e AKP-së në Magure të Lipjanit
13 gusht 2023
| 09:27
Mbrëmë rreth orës 22:38 një objekt në fshatin Magure të Lipjanit, që i takon Agjencisë Kosovare të Privatizimit, është përfshirë nga zjarri.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se akoma nuk dihet se cilat janë arsyet e përfshirjes nga zjarri të këtij objekti.
Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ekipi i tyre ka arritur ta fikë zjarrin.
Po ashtu ekipet e KEDS-it kishin ndërprerë energjinë elektrike për arsye të sigurisë, nuk raportohet se ka të lënduar dhe se rasti është duke u hetuar.