Digjet një shtëpi në Likoc të Skenderajt
Si pasojë e një ngarkese elektrike, në bazë të dyshimeve të para, është djegur shtëpia e Istref Ahmetit nga fshati Likoc, por për fat të mirë i gjithë incidenti ka kaluar pa pasoja në njerëz.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar drejtori për Shërbime Publike, Gëzim Ejupi me zyrtarë tjerë të Komunës, anëtari i Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim, z.Beqir Veliu njëherit asamblist në Kuvendin Komunal, ekipi i zjarrfikësve, Policia e Kosovës.
Këta të fundit janë duke punuar në drejtim të zbardhjes së rastit.
Vlen të theksohet fakti se ka qenë i menjëhershëm intervenimi i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, duke mos lejuar përhapje më të madhe të zjarrit.
Komuna e Skenderajt do të shqyrtojë të gjitha mundësitë e veta për t’i dal në ndihmë familjes Ahmeti.
/Epoka e re/