Digjet një shtëpi në Malishevë
Një shtëpi në fshatin Kërvasari të Komunës së Malishevës, është djegur tërësisht dhe dhjetë anëtar të kësaj familje kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Këtë familje, sot në orët e para, e ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka thënë se do t’i bëhet një zgjidhje e shpejtë për t’i siguruar strehim.
“Gjatë vizitës në familjen e Lulzim Bytyçit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka shprehur keqardhje për djegien e shtëpisë, dhe pas vizitës ka deklaruar do të shikohen të gjitha mundësitë, për një zgjidhje të shpejtë për familjen Bytyçi, në mënyrë që t’i rregullohet shtëpia dhe të sigurohet banimi për këtë familje”, thuhet në komunikatë.
Familja Bytyçi, përkohësisht pritet të strehohet tek të afërmit e tij në Kërvasari.