Digjet një veturë me targa serbe në veri

10 shtator 2023 | 13:30

Një veturë me targa serbe është djegur mëngjesin e sotëm në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës,  Veton Elshani.

“Një veturë me targa të Serbisë është djegur mëngjesin e sotëm rreth orës 02:30. Përveç veturës e cila është djegur, nga zjarri është dëmtuar edhe një pjesë e një shtëpie”,  ka thënë ai.

Elshani ka thënë se rasti është duke u hetuar, ndërsa ende nuk kanë ndonjë person të dyshuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku,…