Digjet një veturë në oborrin e QKMF-së në Pejë

12 shtator 2021 | 13:29

Një veturë është kapluar nga zjarri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së këtij rajoni, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12 e 9 minuta është raportuar se një veturë është kapluar nga zjarri në parkingun e QKMF-së së Pejës”, ka thënë Gashi për “Klanin”.

Sipas tij pos dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.

Ndërkaq njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e këtij zjarri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup qytetarësh në mënyrë të organizuar kanë protestuar para…