
Digjet shtëpia e familjes 6 anëtarëshe në Plemetin
12 nëntor 2019
| 12:53
Policia e Kosovës, raporton se një shtëpi në Plemetin të Obiliqit është përfshirë nga zjarri.
Sipas raportit njëzetekatër orësh të policisë, viktima i komunitetit ashkali ka raportuar se derisa kanë qenë duke fjetur, shtëpia e tij e banimit është kapluar nga zjarri. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa vlera e dëmit nuk dihet, por shtëpia është djegur dhe tani është e pabanueshme. Viktima së bashku me familjen gjashtë anëtarëshe është strehuar tek të afërmit e tij. Për momentin nuk dihet shkaktari i zjarrit”, thuhet në raportin njëzetekatër orësh të PK-së.