
Digjet shtëpia në Gjakovë, lëndohen pesë persona
26 mars 2019
| 11:06
Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Gjakovë.
Si pasojë e këtij zjarri pesë persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:30, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të zjarrfikësve dhe KEDS-it, të cilat kanë lokalizuar zjarrin.