Digjet shtëpia në Kaçanik, vdes një person
22 mars 2022
| 12:17
Një person është gjetur pa shenja jete brenda njërës prej dhomave në shtëpinë e tij.
Në raportin 24- orësh të policisë është theksuar se ai humbi vdiq si pasojë e plagëve të marra nga zjarri që përfshiu shtëpinë në fshatin Kovaçevc të Kaçanikut.
Tashmë janë publikuar edhe fotografitë nga shtëpia e djegur në Kaçaniku ku vdiq një person.
“Raportohet se në një dhomë të shtëpisë është gjetur i vdekur, viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar policia.