Digjet vetura e deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci

22 shkurt 2021 | 19:46

Para pak minutash është djegur vetura e deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

Vetura është djegur para hyrjes së baneses së tij, në Lagjen “Arbëri” në Prishtinë.

Djegien e veturës e ka konfirmuar edhe policia dhe vet pronari Bajqinovci.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtuara me 14 shkurt 2021, Mefail Bajqinovci ka garuar me numrin #70, për deputet në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe sipas rezultateve preliminare ka fituar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci e ka konfirmuar…