Digjet vetura e nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq – arsyet nuk dihen

14 nëntor 2023 | 10:10

Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët mbrëmjen e së hënës në Leposaviq.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.

Sipas tij, ende nuk dihen arsyen e këtij rasti.

“Po e kemi një rast në Komunë të Leposaviqit. Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët. Arsyet ende nuk dihen”, ka thënë Elshani.

Siç mëson Telegrafi bëhet fjalë për veturën e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Ndryshe, dhe mediat lokale serbe në Kosovë kanë shkruar se bëhet fjalët për veturën e nënkryetares, Miletiq.

Ndërkaq, nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, para disa muajsh kishte raportuar në Polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.

Dragana Miletiq është zgjedhur nënkryetare e Komunës së Leposaviqit, komunë kjo e cila tash drejtohet nga Lulzim Hetemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Krishtlindje në Tiranë” vjen në sezonin e 9 të tij.…