Digjet vetura e pjesëtarit serb të FSK-së
28 maj 2018
| 12:16
Vetura e markës “Opel Corsa” në pronësi të J.J, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është në fshatin Zupq të Komunës se Zubin Potokut.
Në një komunikatë për medie të Policisë se Kosovës është thënë se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar derisa rasti është duke u hetuar.
Në fund të muajit shkurt të këtij viti ka pasur kërcënime kundër disa pjesëtarëve serbë të FSK-së.
Ata janë kërcënuar me anë të disa pamfleteve të shpërndara në Zubin Potok.
Kërcënimet kanë pasuar parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nëpër sheshet e Prishtinës me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku ishin të pranishëm edhe pjesëtarët serbë të FSK-së.