
Digjet xhamia në Bulqizë, nuk dihet shkaku
21 mars 2025
| 08:33
Një objekt kulti është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, për motive ende të paqarta, ndërkohë që nuk raportohet për lëndime.
Bëhet fjalë për xhaminë e Shupenzën e cila, si pasojë e një zjarrit rreth orës 06:00 të mëngjesit, është djegur në pjesën më të madhe të saj.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, zjarri ka qenë i pamundur për t’u shuar, duke lënë pas dëme të konsiderueshme materiale.
Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Nuk dihet ende nëse ai ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.