Dikur e kallën Kosovën me e shkarku Jabllanoviqin, sot i paskan dhanë leje me u shëtit
30 prill 2020
| 11:34
Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka reaguar pasi që ka kuptuar se ish-ministrit të shkarkuar, i cili pati ofenduar nënat gjakovare, i është dhënë leje speciale për qarkullim brenda Kosovës nga Ministria e Punëve të Brendshme. Syla i është drejtuar me kritika të ashpra qeverisë, duke thënë se ky pushtet dikur e pati kallur Kosovën për ta shkarkuar Jabllanoviqin, ndërsa tash i ka dhënë leje për lëvizje të lirë në tërë Kosvoën. “Dikur e kallën Kosovën me e shkarku Jabllanoviqin, sot i paskan dhanë leje për me u shëtit në tërë Kosovën lirisht. A keni ftyrë o njerëz? Turpi ju mbuloft! Këtë nuk ua kishte borxh ky popull”, ka shkruar Syla.