Dikur e pati kërcënuar me burg – Zuckerberg darkon me Trumpin

28 nëntor 2024 | 22:21

Shefi i Metas, Mark Zuckerberg, e ka vizituar Donald Trumpin në pronën e tij në Mar-a-Lago, disa muaj pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së e kërcënoi me burg.

Në gusht, Trumpi shkroi se miliarderi do ta “kalonte pjesën tjetër të jetës në burg” nëse do të përpiqej të ndërhynte në zgjedhjet e vitit 2024.

Por, Trumpi zbuti pozicionin e tij duke thënë në tetor se ishte “mirë” që Zuckerberg po qëndronte jashtë zgjedhjeve.

“Mark ishte falënderues për ftesën për t’iu bashkuar presidentit Trump për drekë dhe mundësinë të takonte anëtarët e ekipit të tij”, ka thënë një zëdhënës i Metas për BBC-në.

Nuk dihet se çfarë kanë biseduar ata.

Marrëdhëniet mes dy burrave nuk kanë qenë gjithmonë të ngrohta – por në vazhdimësi janë përmirësuar.

Trumpi ishte përjashtuar nga platformat e Metas, Facebook dhe Instagram, më 2021 për shkak të trazirave në Capitol më 6 janar.

Ai u rikthye në platforma dy vjet më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Sot ne do ju mbetemi mirënjohës burrave e grave që…