Dikur ishte çoban, sot lojtari më i mirë në botë
Dikur ishte qoban, por sot falë punës së madhe dhe talentit, Luka Modriç është futbollisti më i mirë në botë.
Luka Modriç është dashur të kapërcejë shumë vështirësi serioze, përpara se të bëhej një futbollistë profesionist, shkruan GazetBlic.
Kur kapiteni i Kroacisë ishte vetëm 6 vjeç, jeta e tij u trondit kur gjyshit i tij i dashur ra në duart e banditëve militantë serb, ndërsa ai u detyrua të jetonte si refugjat në atdheun e shkatërruar nga lufta.
Më 8 dhjetor 1991, gjatë luftërave Ballkanike, milicia e dhunshme serbe e sulmoi Modriçin, një fshat i vogël pranë maleve të Velebit në Dalmacinë Veriore dhe shkaktoi terror për familjet kroate që nuk kishin ikur nga vendlindja.
Luka Modriç Snr (gjyshi), i cili po i ruante bagëtitë e tij në një rrugë të braktisur, u kap nga një grup serbësh ku u ekzekutua brutalisht së bashku me pesë vendas të tjerë.
Ideja ishte të dërgohej një mesazh te banorët e tjerë të Modriçit që ata duhet të largoheshin nga qyteti i tyre.
Vdekja e goditi fort Lukan. Ai ishte rritur nga gjyshi i tij Luka Modriç Snr, pasi që prindërit e tij Stipe dhe Radojka punonin për orë të gjata në një fabrikë veshjesh për të mbështetur familjen financiarisht.
Pas incidentit, prindërit e tij u detyruan të largoheshin nga Modrici dhe kërkuan strehim në Hotel Iz në qytetin e Zadarit.
Pa energji elektrike apo ujë të pijshëm, zhurmat e granatave dhe plumbave u bënë një dukuri e përditshme për Lukën dhe motrën e tij Jasminan, për të mos përmendur shmangien e minave tokësore që mund të dërgonin tek vdekja në çdo moment.
Por kjo nuk e ndaloi djaloshin që të shkelmonte një top futbolli të vogël dhe të luante në parkingun e hoteleve, duke ëndërruar që një ditë fitonte ekzistencën e tij që ishte shkatërruar nga lufta.
Lojtari në të kaluarën ka ruajtur bagëtitë – por sot ai është futbollisti më i mirë në botë.
Mesfushori kroat i Real Madridit, Modriç ishte në garë bashkë me Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo.
Kroati zhvilloi një sezon fantastik, ku fitoi Ligën e Kampionëve me madrilenët dhe shkoi në finale të Kupës së Botës me ekipin kombëtar.
Kjo definitivisht është një storie tepër motivuese për çdo njeri, pasi asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi, por gjithmonë duhet të punojmë sa më shumë, pasi jetës nuk i dihet.