Dikur Kurti i ftonte kundërkandidatët në ballafaqim, sot prej tyre

17 janar 2025 | 08:07

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ikën nga debatet televizive për t’u ballafaquar me faktet dhe argumentet rreth qeverisjes së tij katërvjeçare.

Madje, disa mediume ai ka vendosur edhe t’i bojkotojë si: Klan Kosova, T7 dhe Dukagjini.

Por, nuk ishte gjithmonë kështu.

Në vitin 2017-të, në debatin zgjedhor, pikërisht nga studiot e Klan Kosovës iu pati bërë thirrje për debat kundërkandidatëve të tij asokohe kur ky vetë synonte postin e kryeministrit.

“Është dëm që nuk u bë një debat i tillë. Unë do të isha shumë i kënaqur, shumë i lumtur po të ishin edhe ata dy këtu sonte”, pati deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një raketë Starship e SpaceX shpërtheu disa minuta pas nisjes…