Dikur lante trupat e të vdekurve, e reja zbulon si jeta e saj ndryshoi kur nisi të shiste…
Një grua, e cila më herët bënte pastrimin e kufomave, tani është pjesë e faqes për të rritur dhe shet të brendshme të përdorura në internet, në mënyrë që të fitojë sa më shumë para.
Ajo është Tiauna Riley, e cila ka 3300 abonentë në “OnlyFans”. Dikur ajo bënte një punë vërtetë të zymtë dhe priste që të fillonte studimet për kualifikimin e saj në infermieri.
“Nuk isha në shkollën e infermierisë. Po plotësoja kushtet për të qenë pjesë e saj. Unë pastroja trupat e vdekur apo pastroja të moshuarit gjatë gjithë ditës”, ka thënë Tiauna për podkastin e “OnlyStans”.
Riley nuk paguhej aspak mirë dhe më pas mësoi se do t’i duhej të priste dy vite për të filluar siç duhej shkollën.
Por jeta e së resë mori një rrjedhë krejt tjetër kur një shoqe postoi në “Instagam”-in e saj një foto të Tiauna-s.
“Ajo postoi një foto timen në story dhe nga 6 mijë ndjekës shkova në 36 mijë për 8 orë, diçka e tillë”, ka shpjeguar ajo.
Riley kishte menduar edhe më herët që të bëhej pjesë e “OnlyFans”, por kur u bë aq shumë virale në “Instagram”, tha se ishte koha ideale që të hapte edhe një llogari në faqen për të rritur.
“Kam bërë gjithmonë foto nudo dhe gjëra të tilla, por më pas mendova ‘kam të pasme të bukura natyrale dhe mund t’i tregoj ato gjithashtu”, ka shtuar ajo.
Por jo vetëm kaq, pasi ajo shet gjithashtu edhe të brendshmet që i ka veshur.
“I shes për 10 dollarë. I kam veshur për të bërë videot seksi apo gjatë live dhe më pas mund t’i blejnë menjëherë”, ka treguar Riley.