Dikur shkëlqente me bukurinë e saj, ish-modelja fotografohet duke mbledhur në koshat e mbeturinave

18 dhjetor 2024 | 11:24

Ish-modelja e famshme, Loni Willison, është fotografuar sërish duke kërkuar nëpër një kosh mbeturinash në Los Angeles.

41-vjeçarja, e cila është ish-bashkëshortja e yllit të Baywatch, Jeremy Jackson, u afrua në koshin e mbetjeve me karrocën e saj ushqimore me sende të parkuara aty pranë.

Willison mbante veshur një bluzë me vija, jelek të zi dhe kapele portokalli të Los Angeles Lakers.

“Daily Mail” shkruan se në një moment, ajo u pa duke i shtyrë gjërat e saj në rrugë, ndërsa një cigare i varej nga goja.

Kujtojmë se rënia tragjike e ish-modeles vjen pasi ajo fajësoi ish-bashkëshortin e saj, Jeremy, për shkaktimin e të gjitha problemeve në jetën e saj.

Në një intervistë të publikuar në maj të vitit 2023 nga “X17 Online”, ajo u pyet se ku shkoi keq jeta e saj.

“Ish-burri im. Duke u martuar. Të paktën unë u divorcova… ai krijoi gjithçka”, tha në atë kohë Willison.

Çifti pati një ndarje të ashpër në vitin 2014, pasi ata ishin të martuar për më pak se dy vjet.

Loni ka pretenduar se Jeremy u përpoq ta mbyste atë në një përleshje fizike kur ata ishin të dehur. Ajo më parë ka modeluar për revista të tilla si “Glam Fit”, “Flavour” dhe “Iron Man”.

Por viti 2018 ishte kur ajo u fotografua për herë të parë e pastrehë në rrugë pas vitesh jashtë syrit të publikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës Albion Rrahmani, ka pasur një formë të…