Dikur yll i famshëm i televizionit/ Ish-modelja shfaqet ‘si mos më keq’ duke ecur në rrugë pa këpucë

22 maj 2022 | 14:10

Dikur një yll televizioni, por tashmë e pastrehë dhe në një gjendje të mjerueshme.
Kjo është jeta që bën ish-modelja e fituesit, Loni Willson, tashmë 39 vjeç në Kaliforni. Ajo është fotografuar teksa shtynte një karrocë të mbushur me disa gjëra të vjetra, ndërsa lëvizte pa këpucë, vetëm me një palë çorape të zeza në këmbë.

Flokët e saj të verdhë, për të cilët ishte e famshme dikur, tashëm ishin të mbuluar nga një kapele e zezë, ndërsa ng jeta e mëparshme duket se i ka mbetur vetëm një orë apele, e cila nuk dihet nëse punon më. Ajo u pa gjithashtu duke kërkuar nëpër koshat e mbeturinave.

Ish-modelja ishte asistente në një qendër të kirurgjisë kozmetike në LA kur raportohet se kishte një krizë mendore në vitin 2016.

Për shkak të krizës mendore, ajo humbi punën, banesën dhe makinën, Ish-asistenti u detyrua të jetonte në rrugë dhe filloi të përdorte drogë.

Loni u bë e famshme kur u martua me aktorin e filmit të famshëm “Baywatch”, Jeremy Jackson, në 2012, ndërsa u ndanë vetëm 2 vite më pas.  Të dy u ndanë pasi aktori dyshohet se sulmoi ish-partneren e tij në shtëpinë e tyre në West Hollywood.

Jeremy është i njohur për rolin e tij si Hobie Buchannon, djali i Mitch Buchannon (David Hasselhoff) në serialin Baywatch.

Loni akuzoi trajnerin personal se tentoi ta mbyste. Ajo pësoi dy brinjë të thyera, lëndime në qafë dhe gërvishtje në fytyrë për shkak të sulmit të supozuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje horror ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në…