Dikush i deponon njëzet 50 euroshe false, bankomati në Gjilan dështon t’i detektojë
11 gusht 2023
| 11:58
Një bankomat në Gjilan ka dështuar t’i detektojë dhe refuzojë paratë që dyshohet se janë të falsifikuara.
Kjo pasi në të janë deponuar hiq më pak se 20 kartëmonedha me vlerë 50 euro.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar policia në këtë komuna.
Sipas një raporti që u është dërguar mediave, thuhet se “ankuesi kosovar ka raportuar se gjatë zbrazjes dhe kontrollimit të parave nga bankomati, ka hasur në 20×50 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara”.
Monedhat e dyshuara, në vlerë të përgjithshme prej 1 mijë euro, janë konfiskuar ndërsa rasti raportohet të jetë ende nën hetime.