‘Dikush po rren’, debati Pacolli-Haradinaj
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë akuzuar njëri-tjetrin për se janë duke gënjyer rreth një raporti të Bashkimit Evropian (BE) për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Bashkimi Evropian po thotë se në këtë vend nuk po luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe se nuk ka as qëllim dhe as vullnet për ta bërë një gjë të tillë. Ndërsa, ju po e thoni të kundërtën. Atëherë kryeministër me tregoni, a po rreni ju apo po rren BE-ja? Këtu duhet të përgjigjeni, sepse ju po thoni plotësisht kundër asaj që ka thënë BE-”, ka thënë Pacolli.
Me gjuhë të njëjtë të deputetes Pacolli është kundërpërgjigjur kryeministri Haradinaj.
“Fjala rren prita që vjen dikur kah fundi i interpelancës, por meqë erdh në fillim, ndoshta po rreni ju zonja Pacolli. Se tre janë kah flasin, ju jeni një, Qeveria dhe BE-ja, pra nuk përjashtohet mundësia që edhe ju po rreni. Pra, nëse për dy po thuhet cili, edhe ju jeni palë në këtë rast, mund të ndodh që po rreni ju”, kundërpërgjigjur Haradinaj.