Dilema e vaksinimit: Më mirë një dozë për shumë njerëz apo dy për gjysmën e tyre?

04 janar 2021 | 00:47

FDA ka arritur në përfundimin se vaksinat Moderna dhe Pfizer ofrojnë imunitet edhe me një dozë të vetme. Një dozë e Modernas mbron në masën 80-90%, kanë zbuluar studiuesit pas testeve klinike.

Ndërsa Pfizer-BioNTech rezultoi 70% efektive, krahasuar me 95% në rastet kur bëhen të dyja dozat.

Pas aprovimit të vaksinës të Oxfordit, AstraZeneca, rregullatori britanik tha se efektiviteti i saj ishte 70% në 12 javët e para pas dozës së parë.

Në një situatë ku vaksinat e prodhuara nuk e përballojnë kërkesën që ka i vjithë globi, këto gjetje ngrenë një pyetje për qeveritë: më mirë më pak të vaksinuar me të dy dozat, pra me maksimumin e mbrojtjes, apo më shumë të vaksinuar me një dozë, që garanton një mbrojtje deri në njëfarë mase.

Janë të shumtë ata që mbështesin variantin e dytë.

Chris Gill, specialist i sëmundjeve infektive në Boston University, thotë: Mund të shpëtojmë shumë jetë. Mund t’ua bëjmë dy dozat disave, por ndërkohë do vdesin të tjerë.

Këtë qasje mbështeti edhe ish-kryeministri Tony Blair, në një shkrim për The Independent më 22 dhjetor, kur sugjeroi që qeveria britanike t’i përdorë të gjitha dozat në janar si doza të para, që do të thotë të mos mbajë rezerva si doza të dyta. Kjo pasi edhe vetëm një dozë do të sigurojë një farë imuniteti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse dëshironi që të jeni gjatë gjithë kohës në qendër…