DILEMAT E SFINKSIT NË POEZINË E ISMAIL SYLËS
Shkruan: Mergim BEKTESHI –
Poezia është një art i fuqishëm, ku mendjet e mprehta shpërfaqin përmes vargut, atë në dy apo më shumë vargje porosinë shumë përmbajtjesore të aktualitetit që përfundojnë si aksioma të qenit i vërtetë, pa ndonjë trillim por që autor shpuarish muzën e tij, e që lexuesit i duhet një kujdes më i shtuar në lexim. Ky autor i thelluar është Ismail Syla i cili ka dekada që ai dhe poezia janë ngjizur simbiotikisht si atome të përbashkëta drejt një ekuacioni, gjetjen dhe sfidimin e sfinksit gjëegjëzë.
Në këtë kohë pandemie Ismai Syla nxjerri nga shtypi librin e tij të radhës ‘’N’pllajë marrëzie’’ një titull trumbetues ku percepton dilemat e sfinksit, i sfidon ato me radhë gjen përgjigje, kujtesa e tij është shumë hapësinore, modelon aktualitetin apo siç thotë editori i librit Abdullah Zeneli: ‘’vazhdon t’i shprehë dilemat ekzistenciale, t’i vë në pah paradokset dhe kundërthëniet e mjedisit shqiptar’’.
Një shfletues i rregullt i fjalorit të shqipes sa ai përmban mbi dyzetmijë fjalë, ai i qëndron besnik duke shkundur pluhurin e disa fjalëve të cilat janë të rralla në leximin e shqipes. Kujdesi ndaj gjuhës standarde është shumë i lartë i shoqëruar me ndonjë variacion krahinore duke ruajtur kuptimin etnografik të krahinës, por që për kureshtjen e lexuesit ai e kompenson me fusnotat dhe sqarime e tjera.
Në kuptimin e shumë simbolikave të cilat i gjejmë në poezinë e tij sidomos ato ‘’N’pllajë marrëzie’’ janë të natyrës së veçantë të cilat nuk gjenden tek autorët e tjerë. Përmes frazeologjizmave të gjuhës shqipe si p.sh. ‘’Desh te lugu, vesh te gardhi’’ ai krijon poezinë e cila është një paradoks i kohës së sotme, askush më nuk arnon tesha sepse ato tanimë janë me bollëk .
Pllaja e marrëzisë është ngritur me katër kolona të ndryshme, secila me peshën e rëndesës duke shpërfaqur secila varietetet e saja me qëndisma të ndryshme por që kanë një emërues të përbashkët marrëzinë të cilën e neverit autori gjatë ballafaqimit me ekzistencializmin të qenies shqiptare. Përpos defektet të cilat shpërfaqen në atdheun e katandisur, ai kërkon edhe zgjidhjen racionale. Katër kolonat e mirëfillta fillojnë me kapërcyell, paradoks, bir i pranverës dhe atdheu ku autori nuk dëshiron ti mbetet borxh për asnjë qastë të vetëm. Në çdo përmbledhje ka cilin e Atdheut, në tri rrafshe: i ngrysur, i pa bërë dhe heroik. Edhe te Qeni i priftit edhe te Sfinksi pyet serish, tema e Atdheut del në çdo libër poetik te Ismail Syla.
Në katër kolonat që do ti quaja, që në metodat e studimit ndahen në pjesë apo cikle apo tufa, lexuesi mund të gjejë poezitë të cilat mund të jenë poezi për shpirtin tij. Në poezinë Bijtë grindar të Zeusit që bije në paradoks autori shfaq mllefin e shqiptarit të zemëruar deri palcë e që grindjet e tyre kapërcejnë çdo limit të lejuar dhe për fat të keq nuk gjendet as një Olimp me Zeus që ato grindje ti zbres në pajtim.
Me këtë krijimtari botues me një elan të akumuluar Ismail Syla po arrin të prezantojë një letërsi të denjë duke e kthyer vëmendjen se poezia është një art i rrallë dhe fryma filozofike e saj është tejet e vështirë të përshkruhet përmes vargut aq më shumë kur porosia dhe idea të jenë në një trajektore për të goditur cakun e dëshiruar. Po të formohej antologjia e poezive për Atdheun, nga tre librat, përfshirë edhe librin me tetëdhjetepesë (85) poezi ekskluzive për atdheun ‘’Atdheu im, i ngrysur’’ do të dilte një libër me mbi dyqind lirika për Atdheun.