Dilemat për dialogun pa ‘vija të kuqe’
Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimit Evropian (BE) që “nuk duhet të ketë vija të kuqe” lidhur me çështjet që mund të parashtrohen në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do ta zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve, ka rihapur debatet lidhur me qasjen që duhet ta ketë Kosova ndaj dialogut.
Njohësit e zhvillimeve politike në vend, kanë thënë se etapa finale e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jetë delikate dhe komplekse, ndërkaq që çështjen e “vijave të kuqe” në dialog, e shohin nga kënde të ndryshme.
Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se për shkak të kompleksitetit që do ta ketë finalja e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, faktorët ndërkombëtarë vendimmarrës, nuk kanë predispozita që të flasin për ‘vija të kuqe’, për shkak se ato do të pamundësonin dialogun dhe krijimin e një hapësire për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.
Në këtë kontekst, sipas tij, duhet parë edhe qëndrimin e SHBA-së për të mos pasur vija të kuqe në negociata.
“Nëse palët fillojnë të vendosin vija të kuqe, qoftë Kosova, Serbia apo përfaqësuesit e fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare, atëherë kjo do ta zvogëlonte hapësirën për një epilog, sepse do të ishte e pritshme që pozicionet të janë krejtësisht të kundërta. Pra, vijat e kuqe të Kosovës dhe vijat e kuqe të Serbisë nuk do të mund të puqeshin kurrë. Prandaj edhe çdo tentim për gjetjen e një zgjidhjeje do të ishte utopi”, ka thënë Muhaxhiri.
Shkrimi i plotë në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/dilemat-per-dialogun-pa-vija-te-kuqe-/29811168.html.