Dillan Barbatovci, kosovari i parë që bëhet pjesë e marinës spanjolle

24 prill 2025 | 12:37

Dillan Barbatovci, është kosovari i parë që është bërë pjesë e marinës spanjolle.

Tash e katër muaj, Berbatovci është duke u përfaqësuar në këtë elitë ushtarake.

Për “Klankosova.tv”, vajza e axhës së Dillanit, Leona, ka thënë se familja ndihet krenare për arritjen e më të dashurit të tyre.

“Jemi krenarë që një kosovar ka arritur të bëhet pjesë e Marinës Spanjolle. Kjo, si familje na bën krenarë, por gjithashtu edhe Kosovën si shtet”, është shprehur Leona.

Ajo ka thënë se këtë lajm e kanë pritur kaherë, pasi kanë parë dëshirën, motivin dhe gatishmërinë e Dillanit për t’iu bashkuar Forcave Ushtarake të Marinës Spanjolle.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Georgina Rodríguez ka ndezur rrjetet sociale me pamjen e saj…