Dilmen: Muriqi, transferimi më i qëlluar në vitet e fundit

02 gusht 2019 | 15:50

Ish-sulmuesi i Fenerbahçes, Ridvan Dilmen, ka vlerësuar lart paraqitjet e Vedat Muriqit te skuadra turke.

Muriqi këtë verë nga Rizespori kaloi te Fenerbahce për ta bërë hapin më të madh në karrierë. Deri më tani sulmuesi nga Prizreni ka regjistruar disa paraqitje të mira, duke dhënë sinjalet e para si një transferim i qëlluar. Se Muriqi është transferim i qëlluar nuk ka asnjë dyshim Ridvan Dilman.

“Me vite të tëra janë shpenzuar para të mëdha, por një lojtar i ri dhe me vetëbesim të madh, Vedat Muriqi, është transferimi më i qëlluar në vitet e fundit. Ersun Yanal duhet të krijojë një sistem të lojës përreth tij, ku do ta ndihmonte edhe Max Kruse”, ka pohuar 56-vjeçari, i cili në të kaluarën ka luajtur për shtatë sezone te Feneri.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paulo Dybala e ka refuzuar ofertën e Manchester United. Sulmuesi…