Dimal Basha e nis të mërkurën me ofendime ndaj gazetarëve dhe AGK-s

24 korrik 2024 | 08:20

Deputeti nga Ferizaj, Dimal Basha, që dikur vetë ishte gazetar, ka zgjedhur që mëngjesin ta nisë me një “grusht” kundër gazetarëve dhe Asociacionit të tyre.

Një një postim të gjatë të cilin e fillon me “mirëmëngjesi”, Basha ka treguar se si duhet të përbëhet Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës pasi, sipas tij, jo të gjithë gazetarët mund të jenë pjesë e tij.

“Pra AGK ka probleme serioze sepse duhet m’i mbrojtë të gjithë gazetarët dhe mediumet njëjtë. 𝐒𝐢 𝐁𝐮𝐳𝐡𝐚𝐥𝐚 𝐦𝐞 𝐁𝐚𝐭𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐪ë 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐟𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐨𝐣𝐧ë 𝐛ë𝐫𝐥𝐥𝐨𝐤, 𝐬𝐢 𝐊𝐫𝐞𝐬𝐡𝐧𝐢𝐤 𝐆𝐚𝐬𝐡𝐢 𝐦𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐤𝐚 𝐒𝐮𝐫𝐫𝐨𝐢𝐧 𝐪ë 𝐠𝐣𝐮𝐫𝐦𝐨𝐣𝐧ë 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐨𝐣𝐧ë 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤ë 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞, të dy palët janë të barabartë në sytë e AGK-së”, shkruan Basha.

“Njëjtë me mediume! AGK detyrohet me dal me mbrojtë Insajderin e Nacionalen që kanë shpifje të konfirmuara nga Këshilli i Mediave të Shkruara, por në të njëjtën ombrellë e ka edhe Kallzo pikë com dhe Kohën që bën gazetari hulumtuese e prodhon lajm”, vazhdon shkrimi i tij.

Ai tutje ka treguar se kur duhet AGK të mbajë një gazetar nën ombrellën e saj dhe kur duhet ta përjashtojë.

“E para, 𝐀𝐆𝐊 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐨𝐣ë 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫 𝐤𝐮 𝐧ë𝐬𝐞 𝐧𝐣ë 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐮𝐦 𝐚𝐩𝐨 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐯ë𝐫𝐭𝐞𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐏𝐌𝐒𝐇𝐊 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐟 𝐦ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐬𝐞 𝟓 𝐡𝐞𝐫ë 𝐛𝐫𝐞𝐧𝐝𝐚 𝐧𝐣ë 𝐯𝐢𝐭𝐢, 𝐚𝐭ë𝐡𝐞𝐫ë 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐩ë𝐫𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐀𝐆𝐊, sepse nuk po i përmbahet Kodit të Etikës që ata vet e votojnë. Pra nëse përjashtohesh si medium apo gazetar, dhe e humb kredibilitetin dhe rrjedhimisht i kursen mediumet apo kolegët gazetarë që punojnë ndershëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mimoza Ahmetaj, nënkryetare e PDK-së, ka thënë se deklarata e…