Dimal Basha i reagon Peter Stanos, shkruan pak edhe latinisht

21 maj 2024 | 21:13

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, i ka reaguar zëdhënësit të BE’së, Peter Stano, pasi kritikoi aksionet e Policisë në Veri.

Bashak ka thënë se “BE po na thotë që duhet me leju krimin e Serbisë në Kosovë për me i normalizu marrëdhëniet”

Ai ka shkruar pak edhe latinisht: “O kohëra, o zakone”

“Peter Stano paska thanë se lufta jonë kundër kriminelëve është eskaluese dhe shkon kundër dialogut dhe frymës së normalizimit! Pra BE po na thotë që duhet me leju krimin e Serbisë në Kosovë për me i normalizu marrëdhëniet, përndryshe me luftu krimin na qenka anti-normalizim! O tempora, o mores!”, ka shkruar Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA…