Dimal Basha kundër LV-së, refuzon të votojë dhe ia humb kuorumin shumicës

20 prill 2023 | 13:09

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha është treguar faktor. Kjo pasi, shkaku i tij është mbyllur seanca e sotme. Përderisa të pranishëm ishin 61 deputetë, Dimal Basha refuzoi të votojë amandamentin e parë të Projektligjit për Ndërtimet pa Leje.

Ai tha se nuk do ta votojë këtë ligj, për shkak se sipas tij duhet të punohet në ndërtimet pa leje, para se të votohet ky projektligj. Kësisoj, Basha nuk votoi fare, çka do të thotë se më pas partia në pushtet nuk i kishte votat e mjaftueshme, pasi s’kishe kuorum.

Kujtojmë një deputet edhe nëse është i pranishëm në sallë, nëse nuk voton, nuk llogaritet si pjesëmarrës në votim.

“Nuk mund ta ngrisë dorën për një ligj të tillë, para legalizimit. Në këtë formë, nëse ndodh diçka si në Turqi, atëherë jemi edhe në përgjegjës. Ndërtimet janë bë pa kritere. S’ka pas asnjë vlerësim. Si deputetë, duhet të bëjmë një zgjidhje. Paraprakisht duhet t’i ndalim ndërtimet pa leje”, tha ndër tjerash Basha në Kuvend.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, duke folur për sulmin ndaj…