Dimal Basha ofendon mediet: Ua kemi ndalë tagjinë

27 qershor 2024 | 14:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se Qeveria Kurti ua ka ndalur “tagjinë” medieve, teksa i ka cilësuar të padrejta ankesat e AGK-së për Ligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave (KPM).

Sipas tij, ato po bëhen për interesa të ngushta.

“Kjo qeveri është e vetmja qeveri që ua ka ndalë komplet tagjinë dhe asnjë cent nuk iu shkon më medieve. Kështu që, me dashtë me i kap kish vazhduar avazin e vjetër. Por ndryshimi tregon se ne nuk jemi të asaj rruge dhe nuk kemi synim me kap”, ka thënë Basha.

Ai e ka kritikuar edhe juristen e njohur të mediave Flutura Kusari. Sipas tij, ajo në emër të lirisë së medias po i mbron Devollët.

“Ka rendësi edhe nganjëherë kush fol. Për shembull e kemi Flutura Kusarin që del dhe do me ta diktukomplet Kuvendin e Kosovës qysh me bo ti një ligj për KPM-në, kur e njëjta në emër të lirisë së mediave del dhe i mbron Devollët në rrugë. Në emër të lirisë së mediave nuk mund me e mbrojt lirinë e oligarkëve, por as me e zhvat këtë Republikë”, ka thënë Basha. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë kuorumi, nuk ka vazhduar seanca e sotme plenare.…