Dimal Basha padit gazetarin Mehmetaj për deklaratat që i bëri vet për Drenicën
18 tetor 2023| 15:52
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka deklaruar se ka paditur gazetarin Lirim Mehmetaj.
Basha pretendon se gazetari e ka akuzuar për racizëm, pas deklaratave të deputetit në lidhje me rajonin e Drenicës.
“Padia civile lidhet me akuzat e tij për racizëm në lidhje me Drenicën, që janë shpifje të nivelit më të ulët dhe më të poshtër të një njeriu, dhe për këtë do ta ballafaqoj para drejtësisë. Këto shpifje kanë shkaktu mosdurim dhe urrejtje ndaj meje tek shumë qytetarë, ku edhe kam pranu shumë kërcënime e fyrje nga ata që janë lajthitur dhe i kanë besu shpifjeve të sojit të tij të paskrupullt.” – ka thënë ai.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se deputetët e PDK-së “kanë dalur nga Drenica në Prishtinë dhe kërkojnë të ngrohen dimrit, por nuk i votojnë marrëveshjet për ngrohtoren…”.
“Është marrëveshja e KOSTT-it për përmirësimin e rrjetit energjetik. E kemi ngrohtoren e Prishtinës, se krejt këta të PDK-së prej Drenicës kanë dalë në Prishtinë, lypin me u nxeh dimrit por nuk e votojnë marrëveshjen që e rritin kapacitetin e ngrohtores në Prishtinë. E ki energjinë solare, 80 milionë marrëveshje ndërkombëtar.” – tha ai para disa ditësh.