“Dimër i vetmisë së madhe” ish-ministri Hoxhaj ironizon me Kurtin dhe Rizvanollin
10 gusht 2022
| 20:04
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pasi Kurti dy ditë më parë e përmendi rrezikun e një konflikti të ri me Serbinë, ndërsa sot ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si me trishtim tha se Kosovën e pret një dimër i vështirë për shkak të rrymës.
Hoxhaj ka postuar një fotografe në rrjetin social Facebook, ku shihet libri i Ismajl Kadaresë, “Dimri i vetmisë së madhe”.
Krahas fotografisë, Hoxhaj ka shkruar: “No Coment”.