Dimri që lamë pas ka qenë më i nxehti i historisë në Evropë

04 prill 2020 | 09:56

Të shpërqendruar nga lajmet shëndetësore, shumë pak kanë vënë re një fakt epokal. Dimri që lamë pas ka qenë i nxehti në histori, në kontinentin Evropian.

Të dhënat që tregojnë këtë dukuri vijnë nga Copernicus Climate Change Service (C3S), një projekt i Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA), financuar nga Komisioni Evropian.

Sipas të dhënave dimri i fundit ka regjistruar temperatura mesatare më të nxehta me 3.4 gradë Celsius nga periudha 1981-2010. Më në detaj, rritja e temperaturës ka qenë me 1.4 gradë nga viti i mëparshëm më i nxehtë, ai 2015/2016.
Muaji më i nxehtë ka qenë ai shkurt, me +3.9 gradë. Temperatura mesatare evropiane ka kaluar me 0.8 gradë edhe atë botërore

Jo në të gjithë kontinentin rritja e temperaturës ka qenë uniforme. Për shembull, rënia ka qenë nën mesataren në Britani dhe në gadishullin iberik, ndërkohë që diferencat më të mëdha kanë ndodhur në Suedi dhe Rusi.

Në Arktik u ngrit me gati 2 gradë celsius sipër mesatares, duke qenë viti i dytë më i nxehtë i shekullit.

Të dhënat vijnë nga Raporti për Arktikun, i shpërndarë dje për publikun, që tregon qartësisht që ngrohja e atyre zonave të rëndësishme për ekuilibrin e planetit nuk ka më të ndalur.

Nga vitet ’90, temperatura arktike ka pësuar një rritje të dyfishtë me mesataren e planetit, me pasoja qepo bëhen tashmë të dukshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Les Nouvelles” ka botuar të mërkurën e 12 nëntorit 1913,…