Dimri siberian në Gjermani, termometri shënon -28 gradë

15 shkurt 2021 | 16:07

Temperatura më e ulët (-28 ° C) e këtij dimri u regjistrua sot në Gjermani. Sipas Agjencisë Meteorologjike Gjermane (DWD) , temperatura u regjistrua në Künheide , një rreth i qytetit Marienberg afër kufirit me Republikën Çeke.

Sipas DWD, temperatura në Marienberg arriti -35.5 ° C në vitet 1970 . Megjithatë, rekordi i të ftohtit gjerman mbahet, me një diferencë shumë të vogël nga maja gjermane në Alpet Zugspitze (35.6 ° C në 1940).

Moti i ftohtë ekstrem ka goditur thuajse të gjithë Evropën, ku temperaturat kanë zbritur nën zero.

Për herë të parë që nga viti 2018, kanalet në Amsterdam ngrinë, por kjo nuk i shqetësoi veçanërisht banorët e kryeqytetit holandez . I ftohti i ashpër dhe bllokimi për shkak të koronavirusit nuk i pengoi ata të vendosnin patinat e tyre të akullit dhe të dilnin për një shëtitje në kanalet e akullta të qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit ka vëzhguar për së afërmi zgjedhjet e…