Dinamo fiton derbin ndaj Suharekës, Aliaj: Loja e jonë, fitorja mysafirëve!
Dinamo e Ferizajt ka arkëtuar tre pikë të mëdha, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Suharekës vendase në kuadër të javës së dytë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Ferizajasit udhëheqin në vendin e parë në renditjen tabelare me 4 pikë, ndërsa Suhareka është në të 5-tin me 3 sosh, pas dy ndeshjeve të zhvilluara.
Ndërsa po sot në kuadër të gjiros së dytë, Rahoveci e ka mposhtur Istogun me rezultat 1:0.
Rahoveci është në vend të dytë me 4 pikë dhe Istogu në fund pa asnjë pikë.
Pas humbjes së Suharekës ka reaguar edhe kryetari i klubit të Suharekës, Rrustem Aliaj, përmes llogarisë së vet në “Facebook” i cili ka thënë se se loja ka qenë e ekipit të tij por fitorja e mysafirëve.
“Loja e jonë, fitorja mysafirëve!
Ky është futbolli edhe kur luan mirë, fiton skuadra që ka fat dhe shfrytëzon rastet. Djemtë luajtën kirë sidomos në pjesën e dytë, por kjo nuk mjaftoi që të shënojnë fitore.
Edhe humbja është pjesë lojës. Humbja nuk duhet të na zhgënjejë, por duhet nxjerrë mësimet nga ky pësim.
Kampionati sapo ka nisur, ndaj kjo duhet harruar sa më shpejtë për të u përgatitur për sfidën e radhës.
I përgëzojë për angazhim e fat e suksese në këtë rrugëtim të tyre dhe tonin drejt majave të futbollit të Kosovës dhe jo vetëm”, ka shkruar Rrustem Aliaj në profilin e tij në facebook.