
Dinamo Kiev interesohet për Jasharin
27 mars 2025
| 14:17
Dinamo Kiev kishte shfaqur interesim për të blerë mesfushorin e Kosovës, Muharrem Jashari, por ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare që ka ardhur te LNZ Cherkasy.
Jashari, i cili po drejton LNZ-në me golat dhe asistimet e tij, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, pasi paraprakisht kishte interesim edhe nga LASK Linz i Austrisë. Klubi ukrainas nuk është i hapur që lojtarin ta shesin brenda kampionatit, te një rival si Dinamo Kiev edhe pse do të ishte hap i madh për Jasharin.
Pikërisht ndaj Dinamo Kiev kishte shënuar gol Jashari. Në këtë sezon, 27-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 7 asistime në 21 ndeshje në të gjitha garat. Mesfushori i gjithanshëm nga Transfermarkt vlerësohet rreth 900 mijë euro.