Dinamo shkarkon trajnerin Cannavaro

09 prill 2025 | 14:35

Fabio Cannavaro nuk është më trajner i Dinamo Zagrebit.

Klubi kroat ka njoftuar të mërkurën e ka shkarkuar trajnerin italian.

51 vjeçari qëndroi në krye të klubit kroat vetëm për tre muaj, duke e drejtuar atë në 14 ndeshje garuese, gjithashtu edhe në tre duele miqësore.

Cannavaro e mori në dorë Dinamo në fund të muajit dhjetor duke e pasuar Nenad Bjelican me synim që ta ndihmojë këtë ekip që ta rimarrë kontrollin në ligën kroate dhe të mbetet në formë të mirë në Evropë.

Fituesi i Topit të Artë arriti në Kroaci me eksperiencë të lartë, në tentim që ta sillte atë, plus karizmin, reputacionin e ndërtimit të mirë të ekipit dhe të lojës ofanzive.

Por, gjatë periudhës së tij në Zagreb ai i regjistroi 7 fitore dhe i pësoi 5 humbje.

Fitorja e paharruar e tij në kryeqytetin kroat ishte ajo ndaj gjigantit italian, Milan me rezultat 2:1, e cila ia mundësoi skuadrës së Dinamos që t’i arrinte 11 pikë në fazën e parë, një rekord për klubin.

Mirëpo, përkundër paraqitjeve impresionuese, rezultatet jo të kënaqshme në ndeshjet tjera ia pamundësuan ekipit që të kalonte në fazën eliminuese.

Cannavaro hasi në vështirësi për ta ruajtur vazhdimësinë edhe në ligën kroate.

Në 10 ndeshje në HNL, ai i regjistroi 5 fitore, 2 barazime e 3 humbje.

Dinamo gjendet në vendin e tretë, ndërsa u eliminua nga Kupa e Kroacisë në çerekfinale kur u mposhtën nga Osijek, 0:1.

Kulmi arriti pas humbjes 0:3 nga Istra 1961 në Pula.

“Ne sinqerisht e falënderojmë Cannavaron për dedikimin, lidhshmërinë dhe profesionalizmin, ndërsa ia urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen e tij sportive dhe në rrugëtimin e tij personal”.

Deri në emërimin e trajnerit të ri, Dinamo, ku luajnë Arbër Hoxha dhe Arijan Ademi, do të drejtohet nga trajneri i përkohshëm, Sandro Perkovic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, ka dhënë të mërkurën detaje…