Dinamo Zagreb ofron dy milionë euro për Arbër Hoxhën
Sulmuesi nga Kosova, Arbër Hoxha është në “shënjestrën” e gjigantit kroat të futbollit, Dinamo Zagreb. Sipas raportimeve të “Index.hr”, Dinamo Zagreb është në aksion për të transferuar Hoxhën nga Slaven Belupo.
Klubi më i trofshëm i futbollit kroat është gati të ofrojë dy milionë euro për shërbimet e Arbër Hoxhës. Sipas Transfermarkt, Hoxha kap vlerën e 900 mijë eurove dhe prej kohësh është një nga sulmuesit më të mirë në kampionatin kroat.
Madje, raportohet se Hoxha është dëshirë edhe e trajnerit të Dinamo Zagrebit, Sergej Jakiroviq. Hoxha këtë sezon ka 17 paraqitje në kampionat dhe në Kupë dhe ka shënuar katër gola me tre asistime në 1481 minuta lojë.
Ai ka ardhur në Slaven në shkurt të vitit 2022 nga Ballkani, ndërsa para kësaj ka kaluar dy vite në Lokomotivë.