Dinamo Zagrebi e eliminon Shkupin

26 korrik 2022 | 23:26

Klubi shqiptar F.C Shkupi nga Maqedonia e Veriut e ka mbyllur aventurën në Ligën e Kampionëve.

Skuadra shqiptare nuk ia doli të eliminoi Dinamo Zagrebin, pasi pësoi humbje në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Todor Proeski” përfundoi me rezultatin 0:1, teksa kroatët kaluan tutje me rezultatin e përgjithshëm 2:3.

Golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët e shënoi mesfushori shqiptar, Arijan Ademi, në minutën e 47-të.

Pasi eliminimit nga Liga e Kampionëve, Shkupi garat do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut në raundin e tretë të kësaj gare do të përballet me skuadrën irlandeze, Shamrock Rovers.

Kurse, Dinamo Zagrebi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të përballet me Ludogoretsin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur takimi ndërmjet sekretarit amerikan Antony Blinken me  presidenten…