Dinari serb po shfrytëzohet si mjet pagese në Kosovë, konsiderohet shkelje kushtetuese (Video)
Edhe pas 11 vjet shtet, valuta e Serbisë, dinari është duke qarkulluar si mjet pagese në vendbanimet serbe, në gjithë territorin e Kosovës.
Një dukuri e tillë nga njohës të fushës financiare është duke i konsideruar antiligjore dhe antikushtetuese.
Në nenin 11 të Kushtetutës së Kosovës, thuhet se në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme, ndërsa me Ligjin për Bankën Qendrore të Kosovës(BQK) po ashtu thuhet se sipas kërkesës, Banka Qendrore do të këmbejë kartëmonedhat dhe monedhat e euros.
Zyrtarë të BQK-së kanë pohuar se Kosova ka adaptuar euron si valutë zyrtare. Eksperti financiar Milazim Abazi ka theksuar se fatkeqësisht në Kosovë po përdoret përveç euros, edhe dinari nëpër enklavat serbe si mjet i pagesave të brendshme.
Sipas tij një veprim i tillë është antiligjore dhe në kundërshtim me Kushtetutën Kosovës, si dhe në kundërshtim me Ligjin për Bankën Qendrore të Kosovës.
Ndërsa, nënkryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Arsim Selmonmusaj, ka thënë ë se banka komerciale, “Komercialna Banka” në veri të Mitrovicës mundëson lëshimin e valutës dinari për qytetarët e kësaj pjese dhe në tërë territorin e Kosovës, ku edhe disa biznese punojnë me këtë valutë. /Kosovapress/