![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/9796EB19-EF5A-4C32-BF8D-EEE6AD8D954A.jpeg)
Dinjiteti dhe monedha!
Shkruan: Shaban Beka
Ditëve të fundit me të madhe po debatohet nëpër studio TV apo rrjete sociale për veteranin.
Ca nga pakujdesia e ca qellimshem tentojnë ta barazojnë apo krahasojnë dinjitetin e veteranit me monedhë 170 apo 250€ duke e lidhur këtë me protesten e veteraneve, pse kta po protestojn per pagesen e tyre!
Harrojnë apo nuk e dinë se varfëria e skajshme ta humbë edhe dinjitetin. Harrojnë apo nuk e dinë se pikërisht për shkak se ata kishin dinjitet dhe ishin shtresa më e ndërgjegjshme e shoqërisë qe nuk mund të pajtoheshin me robërinë. Ishin pikërisht kto vlera te kjo shtresë që rrokën armët e lirisë duke sakrifikuar edhe jetën për të jetuar dinjitetshem.
Sot jeta e tyre dhe familjeve të tyre nuk eshte e dinjitetshme as për së afërmi perkah standardi jetësor. Çfarë jete ka deputeti, profesori, doktori e shume profile tjera te cilet kete dinjitet material e kanë falë sakrifices se veteraneve.
Familjet e veteraneve dhe veteranet nuk janë duke i gëzuar këto të drejtat që me sakrifica mbinjerëzore arritën t’i fitojnë. Po falë këtyre sakrificave, populli ynë sot jeton i lirë dhe falë po këtyre sakrificave të kësaj shtrese, sot shumë individë e kanë mundësinë që përmes studiove, TV apo edhe posteve ministrore të flasin lirshëm e edhe të hedhin vrer mbi këtë kategori.
Dhe prapë këto sakrifica po duken të pamjatueshme që edhe femijet e kësaj kategorie te jetojnë dinjitetshem. Fatkeqësisht sinqeriteti i tyre lindi dhe rriti egon e të pa dinjitetshmeve dhe sot nëpër institucione tona kanë zënë vend njerëz jo meritorë dhe njerëz që nuk sakrifikuan asgjë për këtë vend e për kete popull. Ata dje shfrytëzuan benifite nga pushtuesi, sot nga qeveritë mikse vlerë, antivlere, që në fund fitoj antivlera.
Populli shqiptar, sot sytë i ka nga perëndimi, dinjitetin e vet ky popull po mundohet ta gjejë jashtë atdheut te vet duke hapur sy e vesh se cili vend po kërkojka krah pune me qëllimin e vetëm braktisjen e vendit në të cilin u lind, u rrit dhe edhe kontriboj e sakrifikoj për të. I dinjitetshëm qenka akademiku pa asnjë punim shkencorë, i dinjitetshem qenka X ministri qe mban dy e më tepër vende të punës e nuk e zotron asnjërin.
Si duket të dinjitetshem qenkan ata qe për 23 vite na e shkatërruan të ardhmen e në fund na e vranë edhe shpresën për të jetuar në këtë vend.
Ndergjegjësohu o popull, mos mbroj parti, mos mbroj individë kur nuk kanë të drejtë, mos krijo kulte, mbroje të drejtën tënde edhe nga partiaku yt.
Dinjitet nuk ka ai që i mohon dikujt të drejtën, ai që bëhet servil i kujtdo qoftë, dinjitet nuk ka ai që lejon t’i shkelet e drejta.
Prandaj veterani ka dinjitet sepse lufton per të drejtën e vet.
(Autori është ish i burgosur politik dhe i mbijetuar i masakrës së Dubravës)