
Dinozaurët jetonin miliona vjet më herët se ç’mendohej
11 korrik 2018
| 10:19
Një ekip ekspertësh në Argjentinë ka konstatuar se dinozaurët gjigantë kanë jetuar në tokë rreth 25 milionë vjet më parë sesa që është menduar fillimisht.
Përfundimet e publikuara në revistën “Nature Ecology & Evolution” thonë se ekskavatorët zbuluan eshtrat e specieve 200 milionë vjeçare, me emrin Ingenia prima. Këto specie kanë qenë rreth trefishi i madhësisë së dinozaurëve më të mëdhenj të epokës, Triasik.