Diogo Costa: Ndeshja më e mirë e jetës sime
“Unë u fokusova të bëja atë që duhej të bëja. Sigurisht që kishim analizuar penalltitë”.
Diogo Costa nuk e fsheh gëzimin që arriti të ndihmojë skuadrën e tij, Portugalinë duke pritur tri penallti përballë Sllovenisë.
“Ne të gjithë ndjemë se duhet të vazhdojmë të besojmë [pas penalltisë së parë të Ronaldos]. Ne besuam deri në fund dhe të gjithë jemi shumë të lumtur”, ka thënë ai.
“Kjo është ndoshta ndeshja më e mirë e jetës sime. Unë u fokusova të bëja atë që duhej të bëja. Sigurisht që kishim analizuar penalltitë, por lojtarët ndryshojnë dhe ata ndryshojnë mënyrën se si gjuanin, jam shumë i lumtur dhe shumë i emocionuar që kam ndihmuar ekipin. Kur bëra pritjen përballë Sesko në kohën shtesë, lexova gjuhën e trupit të tij dhe isha në gjendje të ndihmoja skuadrën”, ka deklaruar Costa.