Diola Dosti zbulon viagrën natyrale: Shqiptarët kanë probleme me marrëdhënien seksuale…
Në videon e shumëpërfolur, Diola ka zbuluar më shumë për viagrën natyrale dhe nutricionistja ka treguar mesazhet e shumta që ka marrë lidhur me këtë temë.
Vetëm pak ditë më parë, Diola Dosi ka publikuar një video në rrjetet sociale, e cila është bërë menjëherë virale dhe ka marrë qindra komente.
Në videon e shumëpërfolur, Diola ka zbuluar më shumë për viagrën natyrale dhe nutricionistja ka treguar mesazhet e shumta që ka marrë lidhur me këtë temë.
E ftuar në programin “Wake Up” në Top Channel, Dosti ka zbuluar më shumë lidhur me këtë bimë si dhe ka treguar faktin se shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë kontaktuar, duke e pyetur se ku mund ta gjenin.
“Të gjithë atë meshkuj që më ndjekin në rrjetet sociale më kanë pyetur se ku mund ta gjenin madje kam patur edhe profile falso”, tregon Diola
“Nga ekperienca me rrjetet sociale, mund të them që shqiptarët kanë probleme me marrëdhëniet seksuale dhe treguesi është që shumica e tyre janë të rinj“, shton më tej Dosti.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Dosti tregon se viagra natyrale njihet me emrin Ashwagandha dhe është një bimë me origjinë indiane.
Ajo ka treguar se kjo bimë mund ta japë efektin që në dy javët e para të përdorimit.
Kujtojmë që së fundmi, Diola është përfshirë në një sherr virtual me Anila Kalleshin, për shkak të një deklarate të bërë nga ana e Diolës, në të cilën ishte shprehur se që kanë probleme kardiake, duhet të konsumojnë dhjamin e mishit.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Kalleshi, e cila mendon se Diola e ka bërë këtë thjesht për viralitet sepse nuk ka bazë shkencore.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Diolës, e cila ka vendosur t’i përgjigjet publikisht Anilës me ironi. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, ajo ka shkruar:
“Si quhen këto dietologet me shtatë grada shkencore që dobësojnë gjithë dynjanë por vet kanë nevojë të shkojnë tek dietologia? Pyes për një fansen time”, pyet Diola, duke nënkuptuar se në fakt Anila është një fanse e saj.